Emma Watson ka marrë mbështetje nga yjet, duke përfshirë Susan Sarandon dhe Mark Ruffalo, pasi ajo u akuzua për antisemitizëm nga një ish-i dërguar izraelit i OKB-së. Në një deklaratë të përbashkët, mbi 40 të famshëm nga industria e filmit kanë mbështetur yllin e “Harry Potter” pasi ajo ndau një foto ku shprehte mbështetje për Palestinën, me fjalët: solidariteti është një veprim në sfondin e flamujve palestinezë.
Yjet thonë se ata kundërshtojnë padrejtësinë kudo dhe qëndrojnë me ata që kërkojnë t’i jepet fund shtypjes. Ema u dënua nga ish i dërguari i cili ndau postimin me fjalët: 10 pikë nga Gryffindor për të qenë një antisemit. Ndër yjet që tregojnë solidaritetin e tyre për Emma përmes deklaratës së përbashkët përfshijnë skenaristin dhe producentin James Schamus, regjisorin e nominuar për Oscar Asif Kapadia, aktorët Peter Capaldi dhe Maxine Peake. Në një deklaratë të publikuar nga Artistët për Palestinën, ata thonë:
Ne bashkohemi me Emma Watson në mbështetje të deklaratës së thjeshtë se solidariteti është një veprim, duke përfshirë solidaritetin kuptimplotë me palestinezët që luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore sipas ligjit ndërkombëtar.
Duke cituar raportet e fundit mbi aparteidin izraelit nga “Human Rights Watch” dhe organizata kryesore izraelite për të drejtat e njeriut “B’Tselem”, disa aktorë në “Harry Potter”, Miriam Margolyes dhe Julie Christie e kanë mbështetur deklaratën.
Ne e njohim çekuilibrin themelor të fuqisë midis Izraelit, fuqisë pushtuese dhe palestinezëve, popullit nën një sistem pushtimi ushtarak dhe aparteidit.