Reperi i njohur, Diddy së fundmi më veprimin e tij i ka habitur të gjithë. Artisti ka publikuar një foto në Instagram krah divës së muzikës pop, J.Lo, foto kjo e realizuar gjatë kohës që ata ishin në një lidhje dashurie me njëri tjetrin. 51-vjeçari shkroi në foton e vitit 2000:
#Tbt
Ky postim ka marrë vëmendjen e të gjithëve në një kohë që Jennifer prej javësh po përflitet për një ribashkim me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin, Ben Affleck. Ne nuk e dimë çfarë qëllimi ka Diddy me këtë foto që ka postuar por me siguri ka dashur t’i tërheqë vëmendjen këngëtares.
A do të mundet Lopez t’i rikthejë sytë nga artisti e t’i japë një shans të dytë?! Rikujtojmë, se 51-vjeçarja dhe Combs kanë jetuar një histori dashurie nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002.
Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me Ben dhe burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.
Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Nga ana tjetër një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.