Ylli i muzikës pop, Lizzo është paditur së fundmi nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor. Padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Pas akuzave për ngacmim seksual së fundmi dolën dhe disa ankesa nga persona të tjerë.
Avokatët që përfaqësojnë padinë kundër Lizzo-s, konfirmuan për mediat se ata kanë shqyrtuar dhe verifikuar ankesat nga të paktën gjashtë persona ‘me histori të ngjashme’ që kanë punuar me yllin e muzikës pop. Ndërkaq, së fundmi ylli i muzikës pop Beyoncé i ka dërguar një mesazh Lizzo-s ndërsa akuzat vazhdojnë të shtohen kundër këngëtares. Ajo mori një moment për t’i dhënë një mesazh Lizzo-s duke i shprehur: “Të dua, Lizzo,”.
Ndërkaq, Lizzo nuk i është përgjigjur ende deklaratës së Beyoncé. Fansat e këngëtares kanë spekuluar se problemet e saj të fundit ligjore luajtën një rol në anulimin e papritur të Made In America 2023, një festival i lidhur prej kohësh me Jay-Z. Ndërkaq, pasi u përhap lajmi se Lizzo ishte paditur erdhën edhe reagimet e para nga ndjekësit e këngëtares të cilët i kanë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Deri më tani këngëtarja ka humbur mbi 200 mijë adhurues të muzikës së saj.