Ditët e fundit rrjetet sociale janë shëndërruar në një fushë betejë me postimet e revistës “Class” kundër Xhemi Shehut dhe motrave Vjollca. Kujtojmë se këto të fundit ironizuan Alketa Vejsiun në “Fest 58” mbi ndërrimin e shumtë të fustaneve apo mënyrës së saj të prezantimit, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak moderatores së famshme.
Mesa duket Alketa nuk i pret mirë shakatë dhe kjo u vu re nga postimet ironizuese e ofenduese të revistës “Class” kundrejt moderatoreve të Top Channel.
Besojmë se tashmë të gjithë e dinë se për çfarë postimesh bëhet fjalë dhe kjo betejë nuk mbaron me kaq. Pjesë e luftës online janë bërë edhe personazhe të njohur të botës së muzikës e televizionit që janë hedhur në mbrojtje të Xhemi Shehut, Marinës dhe Luana Vjollcës.
Reperi Ghetto Geasy mesa duket është përpjekur të kontaktojë Alketën, tregojnë burime për “Blitz.al’, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Megjithatë, shkrimi ofendues mbi ‘sheikët dhe vajzat shqiptare’ që gjendej në foton e motrave simpatike, u ndryshua në ‘Motrat Vjollca në Dubai’, thua se kjo e ndryshon dëmin që u bë më parë.
Së fundmi, aktori i humorit të “Portokalli”, Rezart Veleshnja ka postuar një foto të hershme të Alketa Vejsiut ku le të themi se ajo nuk duket në ditën e saj më të mirë.
“Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit edhe do të ishte krenar ta kishte në bashkëpunim” -shkruan ai në brendësi të fotos.
Sakaq, në postimin tashmë të fshirë, ironia e aktorit u kthye në sarkazëm duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit e tij dhe nga fanatikët e kësaj situate të ndërlikuar.
“Ta dish Alketa unë të kam shumë xhan, të adhuroj madje edhe urrej këdo që të shan ty” -shkroi Rezi në diçiturën e fotos. Jemi ende në pritje të një reagimi nga Alekta rreth këtyre zhvillimeve të fundit.
Nuk e dimë nëse ndonjë tjetër personazh tjetër do të bëhet pjesë e këtyre thumbimeve. Megjithatë, tashmë të gjithë ndihemi të përfshirë dhe mund të shprehim mendimin tonë lirisht në komentet e postimeve të VIP-ave dhe Revistës “Class” ashtu siç bëjnë luftëtarët e vërtetë të tastierës.