Celebrities Showbiz

Të gjithë fansat e Britney Spears të bëhen gati! Këngëtarja rikthehet shumë shpejt me projekte të reja!

Britney Spears thuhet se është duke punuar për të sjellë muzikë të re pas një pushimi gjashtë vjeçar, pas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016. Një burim për “The Sun” tha se ylli i popit nuk po i bën presion vetes për të nxjerrë menjëherë një album apo ndonjë gjë tjetër dhe se ekipi i saj ka filluar t’i vërë në pah perspektivat e muzikës së re.

Disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar janë kontaktuar dhe pyetur nëse do të dëshironin të punonin sërish në muzikë me Britney-n dhe të gjithë duken shumë të emocionuar për t’u përfshirë. Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë, kështu që të ketë një muzikë të re mund ta ndihmojë me të vërtetë të kthejë një faqe të re.

Në dhjetor, ajo ngacmoi kuriozitetin e fansave se do të sillte projekt të ri muzikor pasi kaloi ‘një pauzë pune të pacaktuar’ në fillim të 2019-ës pasi përfundoi performancat e saj në Las Vegas. Ndërsa reflektonte për përfundimin e kujdestarisë së saj 13-vjeçare në atë kohë, Spears tha se mësoi se duhej të ishte fanse e vetes së saj.

Zoti e di që ata nuk ishin… kështu që unë thjesht lexova për veten. Kjo është ajo që gjeta: “Ikona pop me shumë disqe platinum, fituese e çmimit Grammy, Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme në historinë e pop-it me afro 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën”.

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Britney Spears ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 15 milionë dollarë për të drejtat e publikimit të librit të saj autobiografik. Burime pranë botuesve thonë se Spears, ka arritur një marrëveshje historike me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për librin e saj rreth karrierës, jetës së vështirë dhe marrëdhënieve toksike me familjen e saj problematike.

Marrëveshja vjen pas shumë ofertash nga botues të ndryshëm për librin e saj. Sipas një burimi të brendshëm kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha të të gjitha kohërave, pas Obama-ve. Të drejtat për librat e Barack dhe Michelle Obama-s u shitën në vitin 2017, me shumën që thuhet se i kalonte 60 milionë dollarë, shifra kjo më e madhe e njohur ndonjëherë për botimet. Më parë, edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për librin e tij post-presidencial “My Life” në vitin 2001.