Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë do të donin të kishin një shefe kaq zemërmirë, Beyonce shpenzon 2 mijë dollarë ushqim për stafin e saj!

Diva e muzikës pop Beyoncé ka shpenzuar gati 2,000 dollarë në restorantin ‘Nando’s’, ndërsa ajo po vazhdon turneun e saj botëror në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” porositi  rreth 110 hamburgera pule dhe ushqime të tjera nga menuja duke llogaritur një faturë marramendëse prej 2000 dollarësh. 41-vjeçarja u sigurua që grupi i saj të ushqehej, duke ofruar menunë e restorantit si dhe ushqime vegjetariane që ata të kishin mundësi zgjedhjeje.

Burimet për Daily Mail, tregojnë se artistja nuk përdori ndonjë emër të rremë për të bërë porosinë. Gjithashtu në rrjet po qarkullon dhe fotoja e faturës ku tregon të gjitha porositë dhe çmimin total. Rikujtojmë se Beyonce dhe Jay Z sapo kanë blerë rezidencën më të shtrenjtë në Kaliforni me vlerë 200 milionë dollarë. Tashmë super ylli ka nisur turneun e saj “Renaissance” i cili ka një sukses madhështor duke shënuar kështu dhe rikthimin e saj në skenë pas 6 vitesh mungesë.

Së fundmi, Beyonce i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa. Këngëtarja ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Angeles sipas dokumenteve të marra nga People. Kjo vjen pasi IRS lëshoi një njoftim ku thuhej se mbretëresha e muzikës pop i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa. Por ekipi ligjor i krijueses së hitit “Broken Hearted Girl” ka kundërshtuar faturën e detyrimit tatimor, duke pretenduar se të paktën 868,766 euro nga totali duhet të hiqen pasi ishte një donacion bamirësie.