Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.
Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhe vip më të përfolur të momentit. E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona, tanimë mund t’ju zbulojmë konkurrenten e radhës që do t’i bashkohet “Dancing with the Stars”.
Bëhet fjalë për Megi Pojanin, showgirl-in shumë të dashur që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me postimet e saj të guximshme. Ishte faqja zyrtare e DWTS në Instagram që postoi klipin e Megit vetëm pak minuta më parë.
Bukuroshen e kemi parë disa herë në kërcime të ndryshme në videot e saj në Instagram apo TikTok dhe duket se Megi është gati të na tregojë talentin e saj tashmë në “Dancing with the Stars”, dhe ne i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.