Celebrities Gossip Showbiz

Të gjitha rastet kur Chrissy Teigen dhe John Legend kanë bërë seks në publik…

Nuk është sekret që Chrissy Teigen dhe John Legend janë të fiksuar me njëri-tjetrin. Ata janë ndoshta një nga çiftet më pasionantë në Hollywood, por duke patur parasysh se çifti jeton në një rezidencë të madhe, që e kanë të gjithën për vete, njerëzit ishin pak të surprizuar kur panë se “ata kanë bërë seks në gjithë Hollywood-in”, ose të paktën disa herë në publik.

Në një episod të “The Late Show” me James Corden, Teigen luajti në lojën “dënim (ha) ose e vërtetë”, një lojë që sfidon të ftuarit të pranojnë ca të vërteta të turpshme ose të hanë një ushqim të çuditshëm.

E pyetur për vendin më të çuditshëm ku ajo dhe bashkëshorti, John Legend kanë kaluar “momente intime”, Chrissy u përgjigj:

Ne kemi ca kujtime të bukura… – shprehet Teigen dhe rikujton një moment të një interviste të kaluar:

Një herë në Grammy, thashë që kemi bërë seks tek ai “eventi i Obama-s”, por tingëlloi pak keq. Ne nuk e bëmë pranë tyre ose me ta, por diku tjetër. Konkretisht në tualet, në Konventën Kombëtare Demokratike.

Një gjë është e sigurt! Njerëzit s’do e shohin më njësoj Konventën Demokratike.

Teigen gjithashtu tha se kanë bërë seks edhe brenda një butiku në Los Angeles, si Ron Herman dhe Fred Segal. Ata gjithashtu e kanë bërë edhe në një aeroplan dhe jo avion privat.