Tech

Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1, modeli i ri nga OpenAI!

Kompania OpenAI prezantoi modelin e ri të mundësuar nga inteligjenca artificiale, i quajtur o1. Ky është modeli i parë në një seri për t’iu përgjigjur pyetjeve më komplekse dhe për ta bërë këtë më shpejt se sa një qenie njerëzore. Krahas kësaj u prezantua edhe modeli o1-mini, i cili në fakt është një version më i vogël dhe më i lirë. Për OpenAI, o1 është një hap përpara drejt një qëllimi më të gjerë të inteligjencës artificiale si njeriu. Praktikisht, ky model bën një punë më të mirë kur bëhet fjalë për shkrimin e kodit ose zgjidhjen e problemeve me shumë hapa, megjithëse është më i shtrenjtë dhe më i ngadalshëm se GPT-4o.

Ata që përdorin ChatGPT Plus dhe Team kanë mundësinë të provojnë të dy versionet e modelit o1, ndërsa përdoruesit e Enterprise dhe Edu do ta kenë këtë mundësi javën e ardhshme. Plani është që të sjellë o1-mini për të gjithë përdoruesit e ChatGPT falas, megjithëse nuk është caktuar një datë se kur duhet të ndodhë kjo. OpenAI trajnoi modelet e mëparshme GPT për të imituar modelet nga të dhënat hyrëse. Nga ana tjetër, o1 është trajnuar për të zgjidhur probleme duke përdorur një teknikë të veçantë të të mësuarit të njohur si “të mësuarit e detyruar”.

Si rezultat i metodologjisë së re të trajnimit, thotë OpenAI, o1 duhet të jetë më i saktë dhe ajo që e dallon më shumë nga modeli GPT-4o është se ai mund të trajtojë gjëra komplekse si kodimi ose problemet matematikore shumë më mirë. Zhvilluesi i Inteligjencës Artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI, po kërkon edhe 6.5 miliardë dollarë nga investitorët. Me këtë rast, vlera e saj kap shumën e 150 miliardë dollarëve  duke iu referuar burimeve anonime të informuara për Bloomberg. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së tregut të OpenAI në fillim të këtij viti, i cili ishte 86 miliardë dollarë, shtoi agjencia me bazë në New York.

Open AI po konsideron gjithashtu t’u kërkojë bankave 5 miliardë dollarë kredi. Burimet theksojnë se bisedimet e sipërpërmendura të financimit të OpenAI janë ende në vazhdim dhe kushtet mund të ndryshojnë. Sipas raporteve, OpenAI nuk është startup-i i parë i madh i teknologjisë që i afrohet bankave të Wall Street për një kredi, pasi kompani të tilla si Facebook, Alibaba ose Uber e kanë bërë këtë përpara se të prezantojnë një ofertë fillestare publike (IPO) dhe të dalin publikisht tregu.