I keni dhënë fund një lidhjeje disavjeçare dhe ju ka kapluar mërzia. Nuk dini si të veproni pasi jeni thellësisht të lënduar. Por, a duhet të gjeni dikë tjetër për të kaluar këtë situatë të vështirë? Disa ekspertë thonë se dëshira për t’u lidhur seksualisht me dikë tjetër pas një ndarjeje është e kuptueshme dhe njerëzore. Desirée N.Robinson, një terapiste seksuale dhe psikoterapiste e certifikuar thotë se:
Unë mendoj që ndërsa koha shëron plagët, veprimet janë në të vërtetë rrugë më të mira për të shëruar mbingarkesën emocionale, Nëse ju mungon rehatia fizike që ish-i ofronte, mund të tundoheni kur t’ju paraqitet opsioni për t’u lidhur me dikë tjetër.
Sipas Robinson, disa njerëz vërtet e kuptojnë se seksi me dikë tjetër i ndihmon të kalojnë dhimbjen duke shërbyer si një nxitës vetbesimi.
Shpesh është një shpërqendrim që mund të shërbejë për të vërtetuar aftësinë e dikujt për të qenë tërheqës edhe për të tjerë. Në varësi të personit me të cilin shkoni, ju gjithashtu mund ta gjeni veten të përmbushur nga tiparet që i mungonin ish-it tuaj. Ndërveprimet me të tjerët, madje edhe seksualisht, ofrojnë përvojën për të rivendosur një rrjet nervor dhe mënyrën se si ne lidhim kuptimin, përkatësinë dhe intimitetin. Të dalësh me dikë, që tejkalon standardin e seksit mediokër, mund të jetë patjetër si një përmirësim në jetën tuaj.
Ndërkaq, gatë kësaj periudhe ne të cilën priten eklipse të fuqishme dhe Mërkuri në prapavijë, prisni ndryshime të mëdha astronomike dhe astrologjike. Ndërkaq, 3 shenja të zodiakut do të përballen me rikthime nga e shkuara, pra një rikthim tek ish-partneri/ja.