Lifestyle Love & Sex

Të fantazosh një të famshëm teksa jeni në shtrat me partnerin? Ndodh më shpesh nga sa mund ta keni imagjinuar…

Një nga fantazitë seksuale më të zakonshme është të mendosh për dikë tjetër ndërsa bën dashuri me partnerin. Kjo gjë u ndodh çifteve për shkak të një rutine seksuale që është bërë e mërzitshme, por jo domosdo e drejtuar kundër partnerit, thjesht deri në kuadrin e fantazisë.

Më shumë se gjysma e burrave dhe grave fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër ndërkohë që janë duke e bërë atë me partnerin e tyre, dhe zakonisht është dikush i famshëm, kanë zbuluar studiuesit. Rreth 62 % e femrave dhe 56 % e meshkujve thanë se mendojnë të qëndrojnë në shtrat me dikë tjetër, shkruan “The Sun”.

Faqja e takimeve saucydates.com pyeti 8.371 anëtarë se për kë mendojnë vërtet kur bëjnë seks. Gratë, pranuan se fantazojnë për yjet e filmit si Daniel Craig, Brad Pitt dhe Bradley Cooper. Burrat gjithashtu zbuluan personazhet kryesore në fantazitë e tyre, nga Rihanna dhe Katy Perry deri te Lady Gaga, Rita Ora dhe Jennifer Aniston.

Si burrat ashtu edhe gratë, si përgjigje e shpeshtë, thanë se nuk mund t’u largohej nga koka mendimi për ta bërë këtë me miqtë e tyre më të mirë, kolegët e punës, yjet pornografike, partnerët e miqve të tyre, ish-partnerët ose dikë që do të kishin kaluar natën. Fantazitë e grave janë më erotike – 50 % e të anketuarve thanë se fantazonin të ishin në plazh ose në një dhomë hoteli me dikë tjetër ndërsa bënin dashuri me partnerin e tyre. Vetëm 35 % e meshkujve thanë të njëjtën gjë. Autori i studimit, David Means u shpreh:

Të dyja gjinitë e bëjnë këtë. Ndonjëherë pyes veten se sa çifte mendojnë për njerëzit e tjerë në të njëjtën kohë gjatë seksit. Në fakt, gjithçka është mjaft normale, por le të shpresojmë që askush të mos e thotë emrin e personit të famshëm që po imagjinon, sepse kjo mund të jetë paksa e sikletshme.