Celebrities Gossip Showbiz

“Të dyja i kemi”, mos ndoshta Semi sapo i tregoi publikisht Borës se këngët e saj janë dedikim për historinë e saj?

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Derisa më në fund e pranoi vetë në një intervistë ekskluzive për vëllezërit Veshaj në emisionin “Më lër të flas” ku zbuloi se kënga ‘Mos u kthe’ ishte në fakt një dedikim për historinë e mikeshës së saj dhe aktorit. E njëjta gjë po diskutohet edhe për projektin më të fundit nga këngëtarja dhe me anë të një video të publikuar nga Bora në Instastory-t e saj para disa orësh, duket se Semi e pranoi publikisht se ka dy këngë dedikim për të.

Semi: Prit mi se kemi “Ani” një herë.

Bora: Hë se keqkuptohet nuk i kemi të dyja.

Semi: Kemi dy këngë.

Bora: “Ke” jo “kemi” të lutem shumë.

Semi: Edhe ti i ike, të dyja i kemi. Çfarë janë të miat janë edhe të tuat, përgjithmonë.

Epo, gjërat po bëhen interesante…

E duket se jehona e këtij trekëndëshi do të vazhdojë edhe për pak kohë pasi të rejat nuk mungojnë kurrë. Teksa para disa ditësh, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” , Semi si rrallëherë foli për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix duke e konsideruar si një ‘bëmë të aktorit.

E nga ana tjetër duket se Trixa ka zgjedhur të hedhë një ‘thumb’ lidhur me këtë deklaratë, ku një ndjekëse i ka komentuar duke e quajtur ‘bëma’ ashtu si fjalët e Semit dhe nuk ka munguar një përgjigje nga bukuroshja.