Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Juli ka debatuar ashpër me Romeon ditën e sotme, kjo për shkak se Juli i ka thënë Heidit se partneri i saj është fëmijë dhe asaj i duhet një burrë i vërtetë, sepse sipas tij, fëmijët si puna e Romeos ajo i sjell si të dojë. Kjo e ka nxehur Romeon dhe kanë debatuar.
Juli: O Bac të kam thënë që të duhet një burrë ty, jo një kalama. Kalamanin do ta bësh me burrin
Romeo: O zemra kur të dalim jashtë do të jap shpjegim, mos ke frikë
Juli: Kalajmat si puna e tij ti i sjell në maje të gishtit ti
Heidi: Jul mbaje vendin tënd
Juli: Të duhet një burrë jo në një budalla si ai. Po e mbaj vendin, por po ta them
Romeo: O burrë i keq, o burrë i ulët. Kurse ty të duket eksperiencë shpirti. Je burrë pa eksperiencë
View this post on Instagram
Teksa Egla ka qendruar me Julin në oborr kanë biseduar lidhur me Heidin dhe lojën e saj. Egla u shpreh se Heidi i ka treguar disa gjëra në lidhje me të dhe Romeon në filllim të lidhjes së tyre, gjëra të cilat Egla nuk do ia përdorte kurrë për ta sulmuar.