Bota Celebrities

“Të dua babi, sot dhe përgjithmonë…”/ Ivanka Trump reagon pas atentatit ndaj të atit!

Vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur babai i saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ivanka shktuan se i është mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare në ngjarje.

Ajo ka shtuar se vazhdon të lutet për Amerikën ndërsa e mbyll mesazhin duke i përcjellë dashuri të atit.

Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani.

Më tej ajo shtoi gjithashtu se:

I jam mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë.

Të dua babi, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Ivanka në rrjetet sociale.