Të djelën e 14 marsit, fansat e muzikës do të mund të ndjekin Edicionin e 63-të të Grammy Awards ku do të performojnë mbi 20 yje, si Taylor Swift, Cardi B, Dua Lipa e BTS.
Por pas kuintave ka nga ata që po zhvillojnë një luftë të vërtetë kundër të ashtuquajturit “sistem i korruptuar” i kandidimeve të Recording Academy, që jep çmimet. I përjashtuar nga kandidimet, The Weeknd ka njoftuar bojkotin e eventit, edhe në të ardhmen.
Po ashtu, Zayn Malik, gjithashtu i mbetur jashtë gare nuk ka kursyer akuzat për korrupsion kur shkruan:
Pa shtrënguar duart e pa dërguar dhurata, nuk ka kandidim. Vitin e ardhshëm do të dërgoj shportë me ëmbëlsira.
Fuck the grammys and everyone associated. Unless you shake hands and send gifts, there’s no nomination considerations. Next year I’ll send you a basket of confectionary.
— zayn (@zaynmalik) March 9, 2021
Në shënjestër të akuzave është mungesa e transparencës e “Recording Academy”, organizatës amerikane të muzikantëve, producentëve, inxhinierëve të zërit e të tjerë profesionistëve të fushës së muzikës. Për “New York Times”, The Weeknd e drejton gishtin e akuzës kundrejt “komiteteve sekrete” apo atyre që në procesin e ndërlikuar e në hije të kandidaturave për Grammy-t kanë fjalën e fundit në përzgjedhje për secilën prej kategorive.
Por zemërimin e “The Weeknd” nuk e ndan vetëm Zayn Malik. Të tjerë artistë si Halsey, shprehin opinion negativ për sistemin Grammy, sipas tij “Jo gjithnjë ka të bëjë me muzikën”.
My tweet was not personal or about eligibility but was about the need for inclusion and the lack of transparency of the nomination process and the space that creates and allows favoritism, racism, and netwokring politics to influence the voting process
— zayn (@zaynmalik) March 10, 2021