Ju shpesh mund të keni qenë pjesë e një mashtrimi që përdor email që duken sikur kanë ardhur nga një kompani e njohur. Këto email-a janë të rremë dhe përpiqen t’ju bëjnë të dorëzoni të dhënat tuaja personale të cilat mund të përdoren për t’i fshirë llogaritë tuaja në internet.
Sipas mediave të huaja, së fundmi po qarkullon një email i rremë i cili ka synim konsumatorët me llogari në Netflix. “Anëtarësimi juaj ka skaduar. Por, si pjesë e programit tonë ju mund të përdorni Netflix edhe për 90 ditë falas”-thuhet të shkruajë në email. Mashtruesi dëshiron që ju të shtypni një buton të kuq poshtë tekstit ku më pas ju kërkohet të shkruani të dhënat e kartës suaj bankare.
Aplikacioni ju kërkon përdoruesve të mos ndajnë kurrë informacione personale përmes një emaili. Nëse ju tashmë e keni bërë, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimet tuaja. Rikujtojmë, se Netflix ka informuar përdoruesit se do të ndërpresë plotësisht paketën e tij të përballueshme Basic. Platforma e transmetimit u dërgoi një email përdoruesve duke i informuar ata për një ndryshim të ri në abonime, pra anulimin e nivelit Basic nga qershori i këtij viti.
Ka pasur shenja që Netflix e ka planifikuar këtë lëvizje prej disa kohësh, pasi vitin e kaluar plani i abonimit Basic u ndërpre në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe më parë në Kanada. Rreth asaj kohe, përdoruesit duhej të përdornin nivelin e abonimit “Standard me reklama” dhe Netflix u përpoq të tregonte se kjo nuk ishte aq e tmerrshme, duke theksuar një ulje çmimi prej 25% (në rreth 5 euro), si dhe një përmirësim në cilësi transmetimi (në 1080p Full HD). Kjo nuk do t’i kënaqë shumë klientët. Ata që nuk duan reklama do të duhet të paguajnë të paktën për nivelin e rregullt “Standard”, i cili kushton dy herë më shumë se ai me reklama.