Tech

Të dhëna të frikshme, ekspertët ngrenë alarmin mbi pajisjet ‘Alexa’!

Shumë njerëz janë bërë të varur nga pajisjet inteligjente në jetën e përditshme. Por një eksperte e teknologjisë paralajmëroi kundër lejimit të Amazon Echo në dhomën e gjumit. Dr. Hannah Fry është shprehur kundër përdorimit të pajisjeve inteligjente, veçanërisht Amazon Echo.

Ajo mendon se familjet duhet të ndjekin këshillën e saj duke mos e lënë Alexa të dëgjojë shumë gjëra personale. Prej kohësh është thënë se Amazon mund të përgjojë shtëpinë përmes pajisjeve. Në vitin 2019, disa sinjalizues sugjeruan se Amazon mund të ketë qenë duke përgjuar bisedat në Britani për të verifikuar nëse pajisjet po funksiononin siç duhet.

Rreth asaj kohe, ata dyshohet se dëgjuan një grua duke kënduar në dush dhe dikë duke lexuar të dhënat e tyre konfidenciale bankare. Për shkak të kësaj, Fry argumentoi:

Mendoj se ka disa hapësira në shtëpi, si dhoma e gjumit dhe banjo, që duhet të jenë krejtësisht private. Kjo teknologji aktivizohet me një fjalëkalim të tillë si ‘Alexa’, por më pas vazhdon të regjistrojë për një kohë të shkurtër. Njerëzit e pranojnë atë, por ne të gjithë duhet të kalojmë më shumë kohë duke menduar se çfarë do të thotë për ne.

Megjithëse Amazon ka mohuar më parë se ka spiunuar njerëzit e zakonshëm përmes pajisjeve, është zbuluar se ka punëtorë në vende si Kosta Rika, Rumania dhe India që kanë dëgjuar deri në 1000 klipe audio çdo ditë. Pasi u kërkoi kompanive të teknologjisë të siguronin të gjitha të dhënat që mblodhën për të, Dr. Fry-t iu dërguan kaseta të bisedave normale të përditshme që zhvilloheshin në shtëpinë e saj. Lidhur me këtë ajo u shpreh:

Nëse një kompani ju ofron një pajisje me mikrofon të lidhur në internet me një çmim të ulët, duhet të mendoni me shumë kujdes. Unë kam një pajisje Alexa dhe një pajisje të aktivizuar me zë të Google dhe i fikim rregullisht të dyja. Njerëzit me të vërtetë duhet të vendosin kufijtë e tyre.