Zgjatja për rreth 20 orë e debatit mbi programin e qeverisë “Rama 3”, i ka dhënë efektet e veta edhe tek përgjumja e deputeteve në sallë.
Por për të “shkundur” parlamentarët, ka menduar deputeti i ri nga Lushnja Sajmir Korreshi.
Përfaqësuesi i PD teksa ka kritikuar qasjen e qeverise mbi shumë sektore të lënë sipas tij në mëshirë të fatit, është ndalur në raste konkrete.
Mirëpo forma e komunikimit publik me të cilën ilustroi akuzat ndaj qeverisë, ka bërë që salla të shpërtheje në të qeshura.
Mes atyre që regjia ka fokusuar më shumë e që i “shkri” gazit ishin Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri së bashku me Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike. Ilariteti që u shkaktua në sallë mesa duket i zgjoi nga “gjumi” të pranishmit në Kuvend.
Megjithatë në fund të fjalës, deputetet e opozitës kanë duartrokitur Sajmir Korreshin.