Celebrities Gossip Showbiz

“Të bësh humor me thikë në zemër…”, Agron Llakaj reagon pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij!

Pak ditë më parë artisti i mirënjohur, Agron Llakaj humbi bashkëshorten e tij, Kostandinën për shkak të një sëmundjeje të rëndë, me të cilën po ‘luftonte’ prej dy vitesh dhe në fund arriti t’i merte jeten.

Ditën e sotme Llakaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale me anë të një videoje, ku i falenderon të gjithë për çdo mesazh ngushëllues që i kanë dërguar.

Aktori i dashur për publikun ka publikuar një video në “Instagram” ku shprehet se ‘prej dy vitesh, Kostandina tregoi se ishte jo thjesht trau dhe shtylla e shtëpisë, por ishte edhe njeriu me karakterin më të fortë”. Llakaj shton se ishte pikërisht ajo që i dha mundësinë që të ushtronte profesionin e tij.

Në dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, dhimbjeje, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, me vullnetin e saj, më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë, motiv ishte Kostandina

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)