Bugatti duke se nuk ka mbaruar ende me vendosjen e rekordeve. I dhënë pas shpejtësisë së lartë, shefi Mate Rimac ka bërë të ditur se kompania po synon një rekord të ri të shpejtësisë maksimale dhe bëhet fjalë për shpejtësi mbi 500 km/h. Bugatti Mistral sapo ka vendosur një rekord të ri të shpejtësisë. Makina e rekordeve botërore W16 Mistral arriti 453.91 km/h në ATP Automotive Testing Papenburg në Gjermani.
Gjatë kësaj ngjarjeje, thuhet se Rimac është parë duke biseduar me një nga inxhinierët e gomave Michelin. Në vitin 2024, makina më e shtrenjtë në botë vazhdon të mbetet Bugatti La Voiture Noire, një simbol i luksit dhe inxhinierisë së avancuar me një çmim që arrin deri në 18 milion dollarë. Ky model i veçantë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve të automobilizmit dhe koleksionistëve nga e gjithë bota.
La Voiture Noire, që do të thotë “Makina e Zezë” në frëngjisht, u prezantua për herë të parë në vitin 2019 si një nderim për modelin legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic. Me vetëm një njësi të prodhuar, kjo makinë është jashtëzakonisht e rrallë dhe e dëshirueshme. Bugatti ka zbuluar së fundmi një model të ri, Bugatti Tourbillon, një bishë e vërtetë e rrugës me motor hibrid dhe një çmim marramendës. Makina e re do të zëvendësojë modelin Chiron, me 1500 kuaj fuqi, që kushton 3,3 milionë dollarë. Tourbillon ka një motor hibrid, një vendim i marrë nga kompania pas shkëputjes nga Grupi Volkswagen dhe shkrirjes me Rimac, një kompani kroate që prodhon supermakinën elektrike Rimac Nevera.