Celebrities Gossip Showbiz

Të afërmit e Sam Asghari tregojnë si qëndron e vërteta e krizës së supozuar martesore mes tij dhe Britney Spears!

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë aspak në një krizë martesore. Këtë ka pohuar për Page Six një burim i afërt me bashkëshortin e yllit të muzikës pop. Burimi pohon se Sam e hoqi unazën pasi i duhej të xhironte një film. Fituesja e “Grammy dhe bashkëshorti i saj ngjallën shqetësime për martesën e tyre kur të dy u panë pa unazat simbolike.

Spears u pa duke mbërritur në aeroportin LAX së fundmi pa unazën e saj teksa ishte në një udhëtim në Meksikë me shokun dhe menaxherin e saj, Cade Hudson. Burimet thanë gjithashtu se Asghari nuk i është bashkuar pushimeve sepse është i zënë me punë. Rikujtojmë, se Spears dhe Asghari organizuan një martesë të mbushur me yje në shtëpinë e këngëtares në Kaliforni në qershor 2022.

Sam ndërkaq ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film aksion me gruan e tij. Pasi refuzoi të jepte ndonjë detaj rreth projektit, Sam u pyet nëse ai do të konsideronte ndonjëherë të luante së bashku me Spears në një ‘romcom’. Britney Spears nuk ndalon kurrë së surprizuari dhe tani ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e saj në River Red. Ikona e popit, 41 vjeçe, postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram përpara se të ndryshonte emrin e saj.