Showbiz

Tayna nënshkruan kontratë me kompaninë gjigante “Sony Music”

Që herën e parë kur e kemi dëgjuar tek bashkëpunimi me Don Phenom, “Columbiana”, kuptuam që Tayna është shumë e talentuar se do të shkonte larg në industrinë e muzikës.

Të gjitha këngët e saj solo por edhe bashkëpunimet janë shndërruar menjëherë në hite dhe asnjëherë nuk kanë munguar as në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Pak orë më parë ajo na tregoi të gjithëve se po përgatitet për hapa edhe më të mëdhenj. Tashmë Tayna do të jetë pjesë e “Sony Music” dhe ka nënshkruar një kontratë me kompaninë gjigante të muzikës.

“Jam shumë i lumtur që kam rënë dakord për të punuar me Sony Music. Pas diskutimeve të vazhdueshme, kemi vendosur se bashkë mund të hedhim hapin e madh të rradhës. Unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe do të fokusohem vetëm tek muzika.” -shkruan reperja.

Kujtojmë se pjesë e “Sony Music” është edhe Era Istrefi dhe Kida që po prekin tregun ndërkombëtar.