Showbiz

Tayna dhe Rina së shpejti në një bashkëpunim?! Ja detaji që ngre dyshime…

Të dyja njëkohësisht të bukura e të talentuara por ama me njëra-tjerën kanë patur armiqësi dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer publikut. Siç e keni mësuar edhe nga titulli, bëhet fjalë për reperet nga Kosova, Tayna dhe Rina të cilat jo pak herë kanë publikuar projekte muzikore si ‘diss’ kundrejt njëra-tjetrës.

Së fundmi, duket se artistet i kanë lënë pas konfliktet në distancë, duke theksuar nëpër intervista të shumta që nuk ka asgjë që nuk shkon mes tyre. Kjo ka ndodhur pak kohë pasi Rina Balaj u shkëput nga labeli që bashkëpunonte.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gjithashtu aludohet se reperet do të bashkojnë forcat për një projekt muzikor dhe kjo gjë i ka lumturuar pa masë fansat e tyre.

Pak orë më parë Tayna dhe Rina kanë publikuar të njejtën frazë në profilin përkatës në Instagram: “E dini pse të huajt ju mbështesin më shumë se njerëzit që njihni? Sepse e kanë të vështirë ta pranojnë se vijnë nga i njejti vend si ti, me dallimin që ata kanë mbetur në të njejtin vend.” -shkruajnë vajzat, me shkrimin në një sfond të zi.

Ende nuk është e qartë nëse kjo është një shenjë e fillimit të një kapitulli të ri në marrëdhënien e tyre por ama të gjithë urojnë që kjo mos të mbetet vetëm këtu por Tayna dhe Rina të bashkëpunojnë edhe për një projekt muzikor në të ardhmen.