Pak ditë më parë lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre ka bërë xhiron e rrjetit. Por Dafina nuk ka qëndruar në heshtje duke krijuar afrimitet me kundërshtaren e Taynës.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. Mirëpo, çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë veprimi i fundit i Dafinës. Pasi bëri sherr me Taynën, ajo ka nisur të ndjekë në Instagram “kundërshtaren” e kësaj të fundit, Melinda Ademin.
Madje, Dafina i ka komentuar Melindës në foto dhe komentuesit kaq deshën për të plasur më tej. Pikërisht në momenin që prishi shoqërinë me Taynën, reperja forcoi raportet me “kundërshtaren” e saj. Tashmë mbetet vetëm reagimi i Taynës për këtë gjest.