Taylor Swift u kujdes që të krijojë kushtet e duhura për takimin e saj me të dashurin e ri, Travis Kelce. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur që të paguajë faturën e të gjithë klientëve të lokalit, në mënyrë që ato të largoheshin sa më parë. Kështu, këngëtarja do të shijonte një vakt të shijshëm vetëm për vete me të dashurin e saj.
“Ne po hanin dhe më pas kamerierja iu afrua dhe na tha ‘ja ku është marrëveshja, ajo do të paguajë për gjithçka, por ju duhet të largoheni tani’. Sa e çmendur është kjo?”, tha një nga klientet.
Kjo dalje e tyre vjen si një konfirmim se dyshja janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Travis Kelce ishte lojtar në ndeshjen e së dielës midis Kansas City Chiefs dhe Chicago Bears, por e gjithë vëmendja shkoi tek e dashura e tij e përfolur, Taylor Swift. Këngëtarja u shfaq duke brohoritur për ekipin e tij gjatë transmetimit të FOX Sports, e veshur me një xhaketë me ngjyrat e ekipit të tij bardh e kuq. Ajo dukej se ishte ulur pranë Donna Kelce, mamasë së lojtarit, duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë lojës në stadiumin Arrowhead në Kansas City.