Yllit të muzikës pop Taylor Swift iu kërkua të performonte në Londër në kurorëzimin e mbretit Charles III, por këngëtarja refuzoi. Gazetari dhe eksperti mbretëror Omid Scobie zbuloi lajmin në librin e tij të ri të titulluar “Endgame”. Në librin e tij, Scobie nuk specifikon arsyen pse ylli i popit e refuzoi mbretin, por disa fansa vunë re se kishte probleme logjistike që e penguan Swift të performonte në Londër.
Koncerti i kurorëzimit të Mbretit Charles u mbajt më 7 maj në Kështjellën Windsor, kur këngëtarja kishte planifikuar të performonte turneun e saj Eras në Nashville, Tennessee. Në librin e tij, Omid Scobie zbuloi gjithashtu se në muajt para ngjarjes, kishte raportime se shumë artistë të tjerë, duke përfshirë Harry Styles, Adele, Robbie Williams dhe Spice Girls, kishin refuzuar kërkesat për të performuar për familjen mbretërore britanike.
Megjithatë, artistët e njohur Katy Perry, Lionel Richie dhe Andrea Bocelli performuan në ceremoninë e kurorëzimit. Kjo nuk është ftesa e parë mbretërore që Taylor Swift ka vendosur ta refuzojë. Meghan Markle më parë i kërkoi yllit të pop-it të ishte e ftuar në podcast-in e saj, Archetypes por ajo refuzoi. Rikujtojmë, se së fundmi një fanse e këngëtares ka humbur së fundmi jetën gjatë koncertit të mbajtur në stadiumin “Olímpico Nilton Santos” në Rio de Janeiro. 23-vjeçares Ana Clara Benevides i ra të fikët gjatë shfaqjes dhe besohet të ketë pasur një arrest kardiak sipas kushërirës së saj, Estela Benevides.
Mjekët në stadium u përpoqën ta mbanin në jetë vajzën e re, por nuk ia dolën dot. Në disa video të publikuara në rrjet, Swift u pa duke iu lutur stafit të stadiumit për t’u dhënë ujë pjesëmarrësve në koncert, por në stadium ka qenë shumë nxehtë dhe uji nuk është lejuar të futet nga jashtë. Menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, Swift reagoi për ngjarjen tronditëse dhe specifikoi se fansja kishte ndërruar jetë përpara se të hynte në stadium. Brazili prej disa ditësh është përfshirë nga një valë e nxehti. Ndërkaq, Swift shkroi se:
Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemrën e copëtuar them se humbëm një fans sonte para shfaqjes sime. Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo.