Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të industrisë muzikore, shpalli mbështetje për Kamala Harris në rrjetet sociale pak pas përfundimit të debatit të martën mbrëma. Në një postim në Instagram, Swift njoftoi se do të japë votën e saj për Harris dhe Tim Walz në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat
– shkroi Swift. Ajo e përshkroi Harris si një “udhëheqëse të palëkundur dhe të talentuar,” duke shtuar se beson se vendi mund të arrijë shumë më tepër nëse udhëhiqet nga qetësia dhe jo nga kaosi. Swift gjithashtu ndau një link për regjistrimin në votim.
Postimi i Swift fitoi menjëherë vëmendje të madhe, duke marrë mbi 2.3 milionë pëlqime në gjysmë ore. Me një numër të madh ndjekësish, sidomos mes grave të reja, dhe me suksesin e saj të jashtëzakonshëm në turneun e fundit, përkrahja e saj ka potencial të ndikojë në zgjedhjet e nëntorit.
Një zyrtar i lartë i fushatës së Harris sqaroi se mbështetja e Swift nuk ishte e koordinuar me fushatën, duke theksuar se përkrahja e saj erdhi si një iniciativë personale.