Në prag të zgjedhjeve presidenciale, një përplasje e veçantë u krijua mes dy figurave të njohura, Taylor Swift dhe Elon Musk. Swift, artistja më e pasur në botë, ka shprehur mbështetje për Kamala Harris dhe politikat e saj mbi të drejtat e riprodhimit, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të grave dhe politikat e IVF. Si pjesë e mbështetjes së saj, Swift i referohet vetes si “Zonja mace pa fëmijë,” një term që Trump ka përdorur për Harris.
Ky koment pason deklaratën e Swift për mbështetje ndaj Harris dhe politikat e saj, dhe reflekton tensionin e rritur në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Pas mbështetjes së Taylor Swift për Kamala Harris, Elon Musk reagoi me një postim në platformën X ku u shpreh:
Ok, Taylor… Ke fituar… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time.
Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe u komentua edhe nga vajza e tij transgjinore, Vivian Jenna Wilson.
Mbështetja e Taylor Swift për Kamala Harris, sinqerisht, nuk mund të vinte në kohë më të mirë. Mezi pres të shoh swifties (fansat) në qendrat e votimit.
Është thjesht e shpifur. Është kaq e dukshme dhe, nëse nuk e shihni se si, atëherë edhe ju jeni pjesë e problemit. Thjesht dua t’i them audiencës sime, mos lejoni që njerëzit të flasin me ju në këtë mënyrë. Është e shpifur, poshtëruese dhe jashtëzakonisht seksiste. Ju meritoni më shumë.
Ndërkaq, së fundmi reperja Azealia Banks mendon se Taylor Swift duhet të padisë Elon Musk për ngacmim seksual.