Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uraganet Helena dhe Milton, Taylor Swift ka vendosur të dhurojë pesë milionë dollarë për të ndihmuar popullsinë e prekur. Drejtoresha e organizatës joqeveritare “Feeding America”, Claire Babineaux-Fontenot, në një postim në Instagram shprehu mirënjohjen e thellë për këtë donacion. “Kjo shumë do të ndihmojë komunitetet të rimëkëmben dhe të rikuperohen, duke siguruar ushqim, ujë të pastër dhe furnizime të nevojshme për njerëzit e goditur nga këto stuhi shkatërruese. Së bashku mund të bëjmë shumë për të ndihmuar familjet që po përballen me sfidat e mëdha përpara tyre”-theksoi ajo.
Swift ka marrë pjesë në shumë aksione të ngjashme edhe më parë, duke dhuruar një milion dollarë vitin e kaluar për ndihmë pas stuhive që goditën Tennessee-n. Ajo gjithashtu dhuroi 100,000 dollarë për familjen e një gruaje 44-vjeçare që u vra në një sulm me armë gjatë festimeve të fitores së Kansas City Chiefs në Super Bowl. Pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të vazhdueshëm të muzikës së saj, Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë duke ia kaluar Rihanna-s me një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh.
Forbes konfirmoi lajmin duke përditësuar statusin financiar të Swift pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të qëndrueshëm të muzikës së saj. Taylor Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasur, duke tejkaluar pasurinë neto të Rihanna-s prej 1.4 miliardë dollarësh. Përveç titullit të artistes më të pasur, ajo është në vendin e dytë në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur (femra dhe meshkuj), menjëherë pas Jay-Z, i cili ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë.