Sport

Taulant Seferi zyrtarizon transferimin në skuadrën turke!

Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Meloni: “Hapen javën tjetër, një projekt inovativ!”

 

 

 

Taulant Seferi është një futbollist i ri i skuadrës turke Bodrum F.C që militon më Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare zyrtarizoi transferimin, pasi Vorskla Poltava, klubi ukrainas që zotëronte kartonin, e shiti për 1.5 milionë dollarë tek turqit.

Seferi është një tjetër futbollist që ndryshoi skuadër në minutat e fundit të merkatos, pas Brojës që u huazua te Evertoni me të drejtë blerje dhe Bajramit që nënshkroi për Glasgow Rangers duke u larguar nga Seria A. Seferi bashkohet kështu me një listë të gjatë futbollistësh shqiptarë që kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën në Turqi.