Dashuria shëron gjithçka. Travis Barker ndau një foto të tatuazhit të tij të fundit në një Instagram Story, me dizajnin e ri që ka potencialisht një kuptim të veçantë që ja kushton gruas së tij, Kourtney Kardashian dhe përplasjes vdekjeprurëse të avionit që i mbijetoi gati 15 vjet më parë.
Bateristi i Blink-182, 47 vjeç, postoi një foto të krahut të tij, ndërsa artisti i famshëm i tatuazheve shkruante këtë frazë mbi kyçin e dorës së tij:
Koha fluturon!
Fjalët ishin bërë tatuazh mbi shumë modele të tjera që mbulonin zonën, pak poshtë një kafke të rrethuar me lule. Muajin e kaluar, ylli i rock-ut ndau një postim prekës duke e vlerësuar gruan e tij 44-vjeçare, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, që e ndihmoi të kapërcejë frikën e tij nga fluturimi.
Sapo fluturova për herë të 30-të që nga rrëzimi i avionit tim. Nuk do të mund të bëja turne apo të shijoja jetën përsëri ashtu siç bëj pa dashurinë shëruese të gruas sime të mrekullueshme. Të dua @kourtneykardash.
Kardashian më vonë ndau postimin në Instagram Story, duke shkruar:
Shumë krenare për burrin tim.
Barker nuk fluturoi për më shumë se një dekadë pas përplasjes tragjike të shtatorit 2008 që vrau asistentin e tij, rojen e sigurisë dhe të dy pilotët në fluturimin e tyre për në Los Anxhelos nga Karolina e Jugut. Ai më në fund shkeli në një aeroplan në 2021 me themeluesen e Poosh, të cilën ai e vlerëson se e ndihmoi të fluturonte përsëri.