Pak muaj më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze dhe jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Reperi shumë i dashur i publikut tashmë është një ndër baballarët më të përkushtuar dhe kjo duket shumë qartë edhe në rrjetet sociale. Ai e ardhuron vogëlushen e tij Poem Blu dhe emrin e saj sapo e gdhendi në trup përmes një tatuazhi.
Mbrëmjen e kaluar, artisti postoi në Insta Story momentin kur bëri tatuazh emrin e së bijës, një shkrim minimalist por mjaft i bukur. Në krahun e tij Ledri vendosi të gdhendë emrin Poem dhe rreth saj ka disa shenja gishtash ngjyrë blu për të plotësuar emrin e saj.
Ky gjest ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe fansat nuk ia kanë kursyer aspak Ledrit, komentet pozitive.