Duke qenë se sezoni i çmimeve për ikonën Lady Gaga sapo ka filluar, ajo është nderuar nga Rrethi i Kritikëve të Filmit të Nju Jorkut (NYFCC) të premten pasi u shpall aktorja më e mirë për vitin 2021 për interpretimin e saj në filmin e “House of Gucci”.
Kjo është padyshim një vazhdim i rrugës së saj të nisur që në vitin 2018 kur ajo u nominua për ‘Oscar’ për çmimin e Aktores më të Mirë në filmin ‘A Star Is Born’ dhe tani Gaga luan rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për komplotimin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.
Të gjithë kritikët e “House of Gucci” e quajtën performancën e saj të jashtëzakonshme argëtuese dhe në fund prekëse si dhe theksuan se ajo ka një dhuratë të lindur si aktore, e cila ju lejon të lexoni emocionet e saj ndërkohë që mban nën kontroll një copë misteri.
Rikujtojmë gjithashtu se Lady Gaga pranon se nuk ka folur dhe nuk e ka takuar kurrë Patrizia Gucci-n e vërtetë gjatë kohës që po përgatitej për “House of Gucci”, pasi ajo tregoi se ka kaluar më shumë se një vit në këtë rol. Së bashku me nëntë muaj për të përsosur theksin e saj italian për rolin e Patrizia-s, Lady Gaga gjithashtu fitoi peshë qëllimisht.
Vlen për t’u theksuar se së fundmi Lady Gaga është shprehur se roli i saj si gruaja e Maurizio Gucci-t që në fund organizon vrasjen e të shoqit e ka bërë atë që të mendojë. Në vitin 1995 ai u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano, ndërsa ish-gruaja e tij u dënua me 29 vite burg për organizimin e atentatit.
Kuptova se pas gjithë kësaj fshihej një histori më e ndërlikuar. Nuk jam dakord me atë që ka bërë dhe mendoj se është fajtore. Doja një personazh që ishte një person real dhe e gjeta.