Showbiz

Tashmë janë vetëm, familja mbretërore del kundër Princ Harry dhe Meghan Markle

Pak ditë më parë u bë e ditur se Princi Harry ka paditur disa nga tabloidet më të njohura në Britani si: “Daily Mail”, “The sun”, “Mail on sunday”, “The Mirror” etj.

Duka i sussex mori këtë vendim të papritur për shkak se këto portale kanë bërë publike një letër personale që Meghan Markle i shkroi të atit të saj.

Qëllimi i Princit është të mbrojë bashkëshorten e tij nga sulme të cilat dëmtojnë privatësinë e saj. Duke marrë parasysh faktin se dyshja janë gjithmonë epiqendra e portaleve dhe kritikave online, irritimi i Harry është mëse i kuptueshëm.

Megjithatë, vendimi i tij nuk i ka pëlqyer aspak familjes mbretërore të cilët e kanë këshilluar të mos marrë vendime kaq të nxituara por të këshillohet me përfaqësuesit e Oborrit Mbretëror për të marrë masa të tjera ndaj këtyre tabloidëve.

Sipas korrespondentit mbretëror, Richard Palmer, asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk po e mbështet Princin dhe Dukeshën. Tashmë ata janë vetëm.