Në vitet e fundit, profesionistët e teknologjisë së kujdesit shëndetësor kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kufizuar sëmundjet tek pacientët shpejt dhe me saktësi. Studiuesit inxhinierikë nga Universiteti Teknik i Mesëm në Bagdad, Irak dhe Universiteti i Australisë Jugore Adelaide, Australi, realizuan trajnimin e algoritmeve të makinerive për të dalluar sëmundjet nëpërmjet analizës së ngjyrave të gjuhës.
Një shkallë saktësie prej 98% u arrit në parashikimin e sëmundjeve të ndryshme kur algoritmi i inteligjencës artificiale ekzaminoi ngjyrën e gjuhës së njeriut. Sipas një deklarate të shkencëtarëve, modeli diagnostikoi diabet, goditje në tru, anemi, astmë, COVID-19 dhe një sërë problemesh vaskulare dhe gastrointestinale. Një nga autorët e projektit, deklaroi se IA po përsërit një praktikë 2000-vjeçare të përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale kineze: ekzaminimi i gjuhës për shenja sëmundjesh. “Ngjyra, forma dhe trashësia e gjuhës mund të zbulojnë një sërë gjendjesh shëndetësore,” shtoi ai.
Zakonisht njerëzit me diabet kanë një gjuhë të verdhë; pacientët me kancer një gjuhë vjollcë me një shtresë yndyrore; ndërsa pacientët me infarkt akut paraqiten me një gjuhë të kuqe me formë të pazakontë, sipas doktorëve. Ekspertët trajnuan sistemin duke përdorur 5260 imazhe të ndryshme me klasa ngjyrash, si dhe algoritmet kompjuterike të mbështetura nga inteligjenca artificiale për të parë ngjyrën e gjuhës pavarësisht kushteve të ndriçimit. Për të testuar sistemin, 60 imazhe të gjuhëve të pacientëve u morën nga dy spitale mësimore në Lindjen e Mesme. Modeli përputhi me sukses ngjyrën e gjuhës me sëmundjet e diagnostikuara tek ata pacientë në pjesën më të madhe të rasteve.