Ylli i pop-it Britney Spears po bën rikthimin e saj të shumëpritur në muzikë duke regjistruar fshehurazi një duet me Elton John. Spears, u takua në heshtje me John, në një studio regjistrimi në Beverly Hills para disa javësh për të dhënë një pamje të re të këngës së tij të vitit 1971. Kënga pritet të publikohet nga ‘Universal Music’ thanë burimet për “Page Six”. Një burim i brendshëm i industrisë muzikore tha se:
Kjo ishte ideja e Elton dhe Britney-t e cila është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’ si një duet i plotë dhe është e pabesueshme. Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Elton për seancën e regjistrimit super sekret të mbikëqyrur nga producenti Andrew Watt.
Së fundmi është bërë publike dhe data kur Elton John dhe Britney Spears do të publikojnë duetin e tyre “Hold Me Closer”. Kënga e yllit të “Tiny Dancer” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale këtë të premte, më 26 gusht. Kështu e ka bërë të ditur këngëtari legjendar britanik në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke postuar njërën në kolazh me dy foto nga fëmijëria dhe dy fotot e fundit të dy këngëtareve.
26 gusht #HoldMeCloser.
Rikujtojmë, se Britney Spears dhe i dashuri i saj 28-vjeçar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak javë më parë. Sam Asghari ka folur së fundmi për martesën me yllin e pop-it. Në një intervistë për ‘Good Morning America’, aktori foli për mënyrën se si ai dhe Spears po e shijojnë të qenit burrë e grua, duke zbuluar se ende nuk është mësuar me këtë status të ri. Ai bëri shaka duke treguar unazën e tij të martesës e duke shprehur se:
Duhet ta mbaj këtë gjë tani! E dini, është thjesht surreale.
Këngëtari legjendar Elton John nga ana tjetër ka zbuluar së fundmi se takimi me një jetim ukrainas në vitin 2009 e frymëzoi atë dhe bashkëshortin e tij, David Furnish të birësonin, por nuk u lejuan për shkak të orientimit të tyre seksual. Ai zbuloi në podcastin e Dua Lipa-s se atyre iu mohua mundësia për të adoptuar një foshnjë 14-muajshe.