Celebrities Showbiz

Tanimë një traditë për ditëlindjen e saj, Arbana Osmani surprizon Xhemi Shehun në mesnatë!

Ditën e sotme Xhemi Shehu feston ditëlindjen dhe surprizën e parë e ka marrë nga mikesha e saj më e mirë, Arbana Osmani. Në fakt është bërë traditë tashmë që Arbana ta surprizojë Xhemin duke shkuar në shtëpinë e saj në mesnatë, sikurse ka zbuluar në rrjetet sociale.

Kështu ka bërë edhe këtë vit, kur bashkë me partnerin e saj Eduart Grishajn kanë shkuar në shtëpinë e Xhemit për ta uruar, përqafuar dhe sigurisht për t’i dhuruar një dhuratë në 00:00. Edhe pse një traditë tashmë, Xhemi sërish ka mbetur e habitur nga kjo surprizë e mikeshës së saj. Krahas videos së postuar, Arbana shkruan:

Vitet kalojnë dhe fillon skleroza dalëngadalë, prandaj harron dhe habitet që i shkoj çdo vit surprizë për ditëlindje në mesnatë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)