Një kompani nga Teksasi e quajtur Throne thekson se ka “shpikur” një kamerë që ngjitet në tualetin tuaj dhe fotografon jashtëqitjet tuaja. “Throne përdor një kamerë me pamje nga poshtë që kap në mënyrë të sigurt video gjatë çdo vizite në banjë”-shkruan firma e teknologjisë me bazë në Austin ndërsa përshkruan kamerën, të quajtur thjesht Throne, në faqen e tyre. Më pas, thuhet se Inteligjenca Artificiale e trajnuar nga mjeku analizon jashtëqitjen dhe ofron një pasqyrë të “statusit të tretjes dhe hidratimit” të përditshëm të përdoruesit.
Këto të dhëna, së bashku me shënimet shëndetësore të përshtatura, më pas vihen në dispozicion përmes një aplikacioni shoqërues për Smartphone. Throne po kërkon posaçërisht nxjerrjen e të dhënave në jashtëqitjet, si dhe “nuancat” në urinë për të përcaktuar nivelin e hidratimit. Në një shkallë më të gjerë, “monitorimi i lëvizjeve të zorrëve mund të ofrojë njohuri të vlefshme për shëndetin e organeve të tretjes dhe përthithjen e lëndëve ushqyese, si dhe të shërbejë si një shenjë paralajmëruese e hershme për kushte të ndryshme si gjakderdhja gastrointestinale”, përshkruan faqja.
Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo sektori, përfshirë edhe bujqësinë. Shkencëtarët evropianë kanë zhvilluar një algoritëm të inteligjencës artificiale (AI) të aftë për të interpretuar tingujt e derrit. Synimi ëhtë të krijojë një mjet që mund të ndihmojë fermerët të përmirësojnë mirëqenien e kafshëve. Elodie Mandel-Briefer, biologe në Universitetin e Kopenhagës dhe bashkëdrejtuese e studimit thotë se ky algoritëm mund të paralajmërojë fermerët për emocionet negative te derrat dhe si t’i ndryshojmë ato.
Çdo ditë që nga lançimi i ChatGPT, të gjithë nga drejtuesit e studiove deri te drejtuesit e transmetimit dhe rrjetit më kanë bërë të njëjtën pyetje: “Si ta përdorim AI për t’u bërë më të shpejtë/më të mirë/më të zgjuar?” Është një temë e nxehtë, me një përgjigje të thjeshtë: Përparësia më e madhe që ofron AI është simulimi. Pse? Simulimi është çelësi për zgjidhjen e problemit të përsëritjes së ngadaltë. Pavarësisht nëse është optimizimi i përmbajtjes ose një fushatë marketingu në argëtim, procesi aktual për të përfunduar një cikël përsëritës është i ngadaltë dhe i shtrenjtë. Një cikël përsëritës është ideimi, zhvillimi, testimi dhe përsosja. Ky cikël ndodh si në ekipet e përmbajtjes ashtu edhe në atë të marketingut.