Alex Rodriguez së fundmi ka shprehur urimet më të mira për këngëtaren J.Lo, pas martesës së saj me Ben Affleck. Në një intervistë për “Who’s Talking to Chris Wallace?” kur u pyet për martesën e yllit të muzikës pop me Affleck, pas ndarjes së tyre në vitin 2021, ish-bejsbollisti tha:
Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë. I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, u uroj atyre më të mirat.
Rikujtojmë se Rodriguez dhe J.Lo e nisën lidhjen në vitin 2017, duke u fejuar dy vjet më vonë. Edhe pse planifikuan dasmën e tyre, jo gjithçka shkoi sipas planit dhe i dhanë fund lidhjes në mars 2021. Lopez më pas nisi të dilte me Affleck, me të cilin ishin të fejuar në vitin 2002. Këtë korrik, çifti u martuan në Las Vegas dhe një muaj më vonë organizuan një ceremoni të madhe. Ndërsa Alex Rodriguez aktualisht është beqar pas ndarjes nga modelja Kathryne Padgett pak ditë më parë.
Rikujtojmë se pak pas ndarjes me J.Lo, Alec zbuloi disa detaje nga lidhja e tij me këngëtaren e famshme. Burime të afërta me Alex treguan se ai po u thonte miqve të tij se këngëtarja nuk ishte gjë në shtrat. Sipas tyre, Rodriguez ka rrëfyer se ish-çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara.
Ndërkaq, Lopez nga ana tjetër po i shton karrierës së saj një tjetër arritje. Ajo do të jetë fytyra e re e linjës Intimissimi. 53-vjeçarja është bërë ambasadorja më e fundit globale e kompanisë. Kjo u bë e ditur së fundmi nga drejtuesit e Intimissimi, të cilët shpresojnë se Jennifer mund të ndihmojë në zgjerimin e markës në SHBA, ku përparimi i saj u ngadalësua nga pandemia COVID-19.