Kim Kardashian ka zbuluar tatuazhin e të dashurit të saj, Pete Davidson, i cili ka shkruar në tatuazhin e tij: “E dashura ime është një avokate”. 41-vjeçarja publikoi një fotografi të tatuazhit, të realizuar pranë shpatullës së tij, në InstaStory të shtunën në mëngjes, shkruan DailyMail. Kim më parë zbuloi se Pete e kishte bërë tatuazhin gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ku ajo gjithashtu njoftoi se ai kishte realizuar tatuazh emrin e saj në gjoks. Fansat fillimisht vunë re shënimin në gjoksin e Pete në një ‘selfie’ të publikuar nga vet ai, gjatë një debati të tensionuar me ish-burrin e Kimit, Kanye West.
Kanye, i cili ka qenë në një debat të ashpër me Peten, kishte marrë një mesazh nga ky i fundit, i cili i kishte shkruar: “Jam në shtrat me gruan tënde”. Krahas mesazhit, Pete kishte dërguar edhe një fotografi të tijën nga shtrati, ku qartazi vërehej tatuazhi i tij i ri, dedikuar yllit të “KUWTK”. Kim insistoi se gjesti ishte ‘i lezetshëm’, për të habitur dukshëm audiencën e emisionit “The Ellen DeGeneres Show” dhe zbuloi se ai ka bërë tashmë tri tatuazhe si dedikim për të. Në atë moment ajo zbuloi se një pjesë e artit të trupit të tij, përfshinte një tatuazh, ku shkruhet:
Vajza ime është një avokate.
Kim aktualisht po studion për t’u bërë juriste dhe në dhjetor zbuloi se më në fund kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e saj të katërt. Nëse ajo bëhet avokate, ajo do të ndjekë hapat e babait të saj të ndjerë Robert Kardashian, i cili ka qenë një avokat i famshëm.
Pete në të kaluarën ka pasur edhe tatuazhe në dedikim të ish-të dashurave të tij të mëparshme si: Ariana Grande dhe Cazzie David. Kim nuk ka bërë kurrë një tatuazh dhe pretendohet se i ka thënë motrës së saj Khloe se ajo kurrë nuk do ta bëjë atë, pasi beson se të realizosh një tatuazh në trupin e saj, është sikur t’i vendosësh një sticker një veture ‘Bentley’.