Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
rej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Françeska iu drejtua Erjolës duke i thënë se më herët nuk e kishte problem nëse do shkruanin portalet për të, pasi thoshte se është bërë virale.
Bën ti sikur po merr valixhet dhe po del. Pse? Portalet. Po shkruajnë portalet për mua. Ti vdes të shkruajnë portalet për ty. Ti e adhuron. Të doli goja mbrapsht duke fol për portalet, në çdo situatë që ke pasur ke thënë ‘ua pale sa virale është bërë, pale sa ka dalë nami, unë jam bërë virale, jashtë sa përflitem. Tani të dogji ty për portalet. E ke seriozisht? Bën si mashtruese që po e vret mendjen për portalet. Pse nuk të vranë ty portalet kaq shumë kur ishte situata me Meritonin? Pse nuk the ‘ua do shkruajnë portalet që unë kam flirtuar me Meritonin’. Se ti u akuzove. Ti bërtite 3 sekonda, të nesërmen u çove dhe bëre shoqe Ilnisën, ia servire hallvën dhe e shijove të gjithë situatën…