Showbiz

Tani që u bë baba Princ Harry rrëfen netët e tij pa gjumë

Duka i Sussexit u bë baba të hënën e kaluar për herë të parë .Ai është shprehur se është tepër i lumtur për këtë gjë dhe se nuk e mendon dot jetën pa djalin e tij.

Gjatë vizitës së tij në spitalin e fëmijëve në Oksford, Ida Scullar nëna e dy fëmijëve, pati një bashkëbisedim me Harryn.

Ai e kishte pyetur rreth periudhës së “stuhisë” pasi fëmijët qajnë shpesh në 10 javët e para. Djali i ka ndryshuar plotësisht itinerarin e jetës Harryt por duket se për të nuk përbën asnjë problem, megjithëse foshnja e ka mbajtur zgjuar për netë të tëra.