Celebrities Music Showbiz

Talenti ‘rrjedh’ në familje, nipi i Shakira-s në hapat e karrierës së këngëtares!

Një yll i ri i muzikës është bërë pjesë e tregut artistik në Kolumbi. Bëhet fjalë për Shafik Mebarak, i cili javët e fundit është bërë i njohur jo vetëm për shkak të lançimit të këngës së tij të re të titulluar “Dulce Veneno”, por edhe për shkak të lidhjeve të tij të afërta familjare me Shakira-n, një nga artistët më të njohura të Amerikës Latine në skenën ndërkombëtare.

22-vjeçari pati mbështetjen e kompanisë muzikore “Sony Music” dhe “The Rudeboyz”, të cilët e shoqëruan gjatë gjithë procesit krijues dhe interpretues të melodisë. Mebarak ka zbuluar gjithashtu se ai është një admirues besnik i tezes së tij Shakira, sepse ai ka punuar për vite për t’u pozicionuar edhe vetë në industrinë e muzikës. Për këtë arsye, ai planifikon që të ndjekë këshillat që ajo i dha për të qenë sa më i suksesshëm.

Këngëtarja e njohur Shakira që në moshën 13-vjeçare, është marrë me muzikë dhe suksesi i saj nuk di të ndalet. Disa nga këngët e saj janë renditur në vendin e parë në shumë vende, duke përfshirë “La Tortura”, “Hips Don’t Lie”, “Beautiful Liar”, “Waka Waka (This Time for Africa)”, “Loca” dhe “Chantaje”. Këngëtarja ka qënë trajnere në dy sezone të konkursit amerikan të këndimit “The Voice” në vitin 2013 dhe 2014.

Shakira është imazhi i revistës së modës “Cosmopolitan” që prej muajit nëntor. Në një intervistë të saj, kantautorja pranoi se është pak e ndërlikuar të përpiqesh të mbyllësh në shtëpi një artiste që është e fiksuar pas punës, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe i duhet të kujdeset edhe për fëmijët e saj.