Meriton Mjekiqi ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 3”. Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri rrëfeu për publikun detaje personale nga jeta dhe karriera e tij.
Mes të tjerash, moderatori ka folur edhe për djalin e tij të vetëm, Loarin dhe për raportet me ish-partneren. Meritoni u shpreh se kishte vite pa e parë të birin. Në bazë të asaj që deklaroi, dukej se ish-çifti nuk ruan raporte të mira dhe se ndarja e tyre nuk ishte e lehtë. Megjithatë, moderatori së fundmi ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri. Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në Instagram, përmes një postimi të bërë në InstaStory.