Kourtney Kardashian dhe i fejuari Travis Barker u gjendën përballë ish-it të Kourtney Scott Disick, në episodin e fundit të shfaqjes televizive të familjes së famshme. Dyshja e dashur u puthën dhe u përqafuan në festën e ditëlindjes së mamasë Kris Jenner, ku mori pjesë edhe Scott, i cili ka tre fëmijë me Kourtney. Scott ishte i ftuar në festë pasi u takua me Kris për drekë dhe tha se ishte lënduar që nuk përfshihej. Kris tha në drekë:
Nëse ti dhe Travis jeni dakord, atëherë…
Scott u përgjigj:
Ne jemi mirë. Të dëgjoj që po bëni një darkë të vogël dhe nuk mendoni të më ftoni, më bën të ndihem keq për të qenë i sinqertë.
Në një rrëfim, Kris tha para kamerës:
Kourtney takoi shpirtin e saj binjak. Duhet të jetë e vështirë për Scott ta përthithë këtë, por kurrë nuk e prisja që ai të ishte kaq i zemëruar dhe të lëndohej për këtë. Ai duhet të rritet dhe të jetë pak më i pjekur.
Kur Scott mbërrin në dhomën me shkëlqim, ai mirëpritet nga Kris dhe i jep Khloe një përqafim. Babai i tre fëmijëve i afrohet bateristit të Blink-182, dhe i thotë “urime vëlla”, përpara se t’i japë një përqafim dhe shtrëngim duarsh të shpejtë, ndërsa Travis i përgjigjet: “Faleminderit, faleminderit”. Scott gjithashtu e përqafon Kourtney-n dhe e uron përsëri. Kourtney tha në rrëfim:
Të jemi në të njëjtën dhomë së bashku nuk është një gjë e keqe. Është një hap i parë i madh për të gjithë dhe do të duhet kohë që të gjithë të kuptojnë se çfarë ka kuptim.