Celebrities Gossip Showbiz

Takimi i shumëpërfolur Bora-Donald, Antonela Berisha zbulon reagimin e Beatrix Ramosaj!

Së fundmi në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto dhe video të moderatores Bora Zemani dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, teksa të dy janë shfaqur në eventin e stilistit të njohur Valdrin Sahiti afër njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Dalina Buzi e cila ishte gjithashtu e pranishme në sfilatën e Sahitit shpjegoi se si e pa ajo me syrin e saj të gjithë situatën. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, e ftuar në emision ishte edhe ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha e cila gjatë momentit kur ka ndodhur takimi i Borës me Donaldin, ajo ka qenë duke darkuar me Beatriks Ramosaj. Si u prit nga Triksa ky lajm sipas Antonelës?

Ne ishim për darkë dhe njerëzit po na shihnin, pamë portalet por vazhduam darkën. Triksa është mirë, mundohem t’i them që mos t’i marrë për bazë komentet negative dhe di të them që Triksa po merret me disa projekte të reja, është shumë mirë. Ja kam sugjeruar në disa raste se si të sillet por secili ka karakterin e vet. Të isha unë do të bëja ndonjë udhëtim tek dikush tjetër sepse e shkuar e harruar. Kështu jam unë. Triksa është super femër, super e kërkuar dhe ne femrat ndonjëherë i japim rëndësi personave që nuk e meritojnë më shumë se ç’duhet.