Ermal Mamaqi i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, gjatë diskutimit ka rrëfyer mbi takimin e pazakontë me aktoren e humorit Cubi Metkaj. Aktorët janë takuar për herë të parë gjatë viteve 2010-2011 gjatë një ske֛çi në krevat, ku Ermali duhej të ishte vetëm me të brendshme. Mes të qeshurave, Ermali tregoi:
Në 2010-2011, ne bënim atë skech show atëherë me Julin dhe Gentin, kjo ishte aktore e re atëherë. Kishim skeçin për të xhiruar në një vilë, unë shkoj, por shkoj vonë. Unë me vrap isha shumë i sikletosur, fut të gjithë kamerat, dritat, skena ishte në krevat dhe kjo që ishte fut në krevat, edhe unë vij kështu hoqa pantallonat se duhej të dilja me brekë edhe unë me të heq pantallonat u futa në krevat: “S’i kalove mirë, si je? Fillojmë, e ke mësu tekstin?”
Ju rikujtojmë se, artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP. Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.
Po ashtu, ai ka treguar se ka harxhuar 12 mijë dollarë për të ndjekur një trajnim në Florida. Trajnimet që vetë Ermali bën, tregon se fillojnë me mbi 80 euro për person, ndërsa më të shtrenjtat janë për VIP, apo njerëz të biznesit. Për trajnimin e tij të ardhshëm ai thotë se janë të shitura të gjitha biletat, duke treguar kështu suksesin në këtë drejtim.