Rajoni

Takimi i kryenegociatorëve Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron vizitë edhe në Beograd!

Emisari europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bëri të ditur se në përgatitje të takimit të radhës mes kryenegociatorëve në Bruksel do të vizitojë edhe Serbinë. Lajçak tha se gjatë vizitës në Kosovë e takimit me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutoi për zhvillimet e fundit gjatë verës, axhendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve e qëndrimet si të trajtohen disa nga çështjet aktuale. Po ashtu, hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit.

Gjatë vizitës në Kosovë e takimit me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutoi për zhvillimet e fundit gjatë verës, axhendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve e qëndrimet si të trajtohen disa nga çështjet aktuale. Po ashtu, hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi, gjithashtu në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkroi Mirosllav Lajçak në Facebook.

Javën e kaluar, zyrtari europian mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit ku sipas tij, liderë nga e gjithë Europa u mblodhën për të diskutuar sfidat urgjente globale.

E ardhmja në BE e Ballkanit Perëndimor u shfaq dukshëm në shumë formate të ndryshme, që nga hapja e deri te panelet e dedikuara dhe një diskutim i organizuar nga ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Duke u angazhuar në diskutime të menduara me politikanë, politikëbërës, diplomatë dhe ekspertë, ne kërkuam mënyra për të forcuar sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi aktual i BE-së në Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta marrë detyrën e ambasadorit të Unionit në Zvicër. Kjo për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”, por nuk jepen detaje për natyrën e tyre. Lajçak duhej të qëndronte në këtë post deri në janar 2025 dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rolin e tij si ndërmjetës i bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Lajçak u emërua ambasador i BE-së në Zvicër në fillim të këtij viti, ndërsa në korrik, vendet anëtare të bllokut ranë dakord për t’ia zgjatur mandatin si i dërguari i posaçëm për dialogun, deri në janar të vitit 2025. Por pak ditë më parë, delegacioni i Unionit në Zvicër njoftoi se ambasadorit Petros Mavromichalis i është zgjatur mandati deri më 31 gusht 2025.

Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, Mirosllav Lajçak nuk do ta marrë postin e ambasadorit në Bernë. Mandati i ambasadorit Petros Mavromichalis është zgjatur deri më 31.08.2025.

Gjatë kësaj vere, Bashkimi Europian ka qenë në kërkim të opsioneve për ta gjetur zëvendësuesin e Lajçakut.