Dyshja e njohur Rita Ora dhe Taika Waititi prej pak më shumë se një viti kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë dhe duken shumë të dashuruar në çdo dalje publike të tyren. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin e saj si “zotin e seksit”.
E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ fytyra e Taika-s u shfaq në ekran dhe Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“. Më pas këngëtarja u ndje e sikletosur.
Rikujtojmë, se Rita ka folur së fundmi për planet për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj. Në fillim të këtij muaji, dyshja festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre. 32-vjecarja ka folur hapurt për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.
Ndërkaq, mes polemikave të shumta nisur nga një provokim prej një fansi serb në Hungari, Rita vijon të punojë si ambasadore e Kosovës në të mire të këtij vendi. Rita theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata.