Aktualitet Sport

Taekwondo, Ernest Merdanaj fiton medalje ari në G2 Dutch Open!

Kampioni shqiptar i taekwondo, Ernest Merdanaj ka fituar medaljen e arit në G2 Dutch Open.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se Merdanaj ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në G2 Dutch Open.

Kampioni shqiptar ka fituar plot 6 ndeshje në këtë turne, ndërsa i janë shtuar edhe 20 pikë të tjera, që do të konvertohen në pikë kualifikuese.

Pak ditë më parë Merdanaj mori medaljen e artë edhe në Albanian Open G1.

Merdanaj zhvilloi katër ndeshje, me kundërshtarë mjaft të fortë, të cilët mbanin mbi shpatulla edhe tituj kampionë në Europë, siç ishin rivalët nga Azerbajxhani dhe Greqia. Talenti i skuadrës së Tiranës, spikati me performancën e tij, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa medaljen e kampionit ia dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.